Emily Ratajkowksi u pa duke kaluar kohë sërish me Orazio Rispon, mes thashethemeve se i ka dhënë fund romancën së saj me Eric Andre.
Autorja e “My Body”, 31-vjeçe dhe DJ me bazë në New York, 35-vjeç, të cilët fillimisht u panë katër muaj më parë, u fotografuan të buzëqeshur teksa dilnin nga një bar në Manhattan.
Ratajkoëski përballoi temperaturat e ftohta të qytetit të New Yorkut me një pallto elegante në ngjyrë bordo, pantallona të zeza dhe atlete.
Çifti duket se ka filluar sërish lidhjen pasi Emily la të kuptohet javën e kaluar se ajo dhe Andre, 39-vjeç, kanë përfunduar gjithçka me njëri-tjetrin.
Prezantuesja e famshme në vitin që lamë pas është përfolur për disa njohje me emra të famshëm.
Ajo ka shijuar një romancë prej disa muajsh me komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.
E njëjta vitin e kaluar u nda po ashtu nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, të cilin e akuzoi për një tradhti.
Ish-çifti ndajnë bashkë djalin njëvjeçar, Sylvester. /Telegrafi/