Site icon Telegrafi

Emily përsëri në qendër të vëmendjes me setin e ri fotografik

Emily Ratajkowski (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Emily Ratajkowski ka vënë edhe një herë në pah figurën trupore, për linjën e saj të kostumeve të larjes, Inamorata.

Supermodelja 27-vjeçare ka pozuar për një fotografi njëngjyrëshe, të cilën e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 22 milionë ndjekës.

Bukuroshja ka thënë se linja e veshjeve të larjes, Inamorata, të cilën e ka lansuar para më shumë se një vit, do të zgjerohet më shumë përmes koleksionit të ri të quajtur ‘BODY’.

Ajo ka treguar se koleksioni i saj është më shumë se vetëm veshje të brendshme duke shtuar se shpreson që fansat e saj ta pëlqejnë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emily Ratajkowski

Në vitin e kaluar, Emily ka theksuar për revistën Marie Claire se gjoksi i saj është “çelësi i seksualitetit”.

“Gjoksi është fantastik. Nganjëherë dhemb, ndërsa nganjëherë më bën të ndihem shumë e fuqishme. Më kujtohet të kem lexuar një artikull: ‘Emily Ratajkowski është Mozarti për gjoks’. E keqja është se dikush ia kishte dërguar babait tim, ndërsa ai ma dërgoi mua”, ka treguar bukuroshja. /Telegrafi/

Exit mobile version