Telegrafi

Emily nuk i ndal paraqitjet provokuese, teksa promovon linjën e saj të re të bikineve

Emily Ratajkowski dukej e mahnitshme ndërsa tregoi figurën trupore në një kostum larjeje ngjyrë mustardë.

Modelja 28-vjeçare, pozoi atraktive para një pasqyre, e cila njëherësh ishte duke promovuar linjën e saj të re të bikineve.

Ajo u shfaq tërësisht pa grim dhe i lejoi flokët e saj natyrale po ashtu t’i binin mbi supe.

Emily Ratajkowski (Foto: Instagram)

Emily ndau një sërë fotografish të vetes me të njëjtin kostum, një ditë më parë në rrjetet sociale.

Ky postim vjen pasi ajo publikoi një video duke larë dhëmbët e më pas duke aplikuar ‘make up’ në tualetin e shtëpisë së saj në New York, në të cilën është e izoluar me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard, 31-vjeç.

Lexo po ashtu Emily Ratajkowski duket tërheqëse teksa pozon e zhveshur

Me këtë figurë të mahnitshme, Ratajkowski po vazhdon të jetë një ndër modelet më të kërkuara në botë.

Emily Ratajkowski (Foto: Instagram)

Bukuroshja më parë deklaroi se ishte e penduar për imazhet provokuese që publikoi në moshën 14-vjeçare.

“Më parë më pëlqente t’u tregoja njerëzve këtë foto kur isha në moshën 14-vjeçare për të vërtetuar se trupi im është natyal. Tani jam pak e trishtuar që ekziston”, ka shkruar ajo në përshkrim.

“Jam thjesht një fëmijë në këtë foto dhe do të doja që bota të më kishte inkurajuar asokohe të isha diçka më shumë se sa thjesht një trup i bukur”, ka qenë përshkrimi krahas postimit. /Telegrafi/