Emily Ratajkowski njihet për paraqitjen e saja shumë seksi, por këtë herë ka ardhur më e thjeshtë.
Modelja që e ka provuar veten edhe në aktrim, u shfaq me fustan bardh e zi në evenimentin e Harper’s Bazaar për 150 femrat më me stil.
25-vjeçarja dukej mahnitëse me fustanin e saj që e kompletoi me buzëkuq dhe paraqitje të thjeshtë, shkruan Daily Mail.
Ajo u zgjodh si një nga femrat e veshura më mirë nga revista, në kuadrë të listës prej 150 femrave më me stil për momentin, transmeton KP.
Bukuroshja e plotësoi paraqitjen e saj më një çantë të zezë e argjend dhe vathë e unaza diamante.
Evenimenti paraqet femrat e veshura më mirë në botë, të zgjedhura nga redaktorët e revistës, për nder të 150 vjetorit të Harper’s Bazaar.