Duket se sukseset për kreatorët shqiptarë nuk kanë të ndalur dhe këtë herë është fjala për dizajneren Fjolla Nila.
Kreacionet e saj tanimë i kemi parë të veshura nga shumë personazhe të njohura në vend, por jo vetëm pasi tash e një kohë ajo është e preferuara e yjeve ndërkombëtare.
Fjolla me dizajnet unike veçse ka kaluar kufijtë shqiptarë.
Një bashkëpunim të fundit e pati me bashkëshorten e reperit të famshëm botëror, Fabolous, Emily Bustamante, e cila me këtë veshje është shfaqur në ditëlindjen e 50-të të reperit Diddy.
Kreatorja jonë ka dhënë në një prononcim për Telegrafin se si ka arritur bashkëpunimi mes brendit “Fjolla Nila” dhe aktores 38-vjeçares.
“Bashkëpunimi është zhvilluar duke biseduar personalisht me Emilyn. I ka pëlqyer tejet shumë puna jonë dhe ka vendosur që në ditëlindjen e 50-të të Diddyt të vishet me kreacion tonin”, ka thënë Fjolla Nila për Telegrafin.
Ajo pritet që në vazhdim të ketë edhe bashkëpunime të tjera internacionale dhe në vitin 2020 do ketë shumë surpriza.
.
Emily B – është një dizajnere e këpucëve, e cila në vitin 2013 nisi linjën e saj dhe yjet si si Ne-Yo dhe Trey Songz janë në mesin e klientelës së saj të famshme.
E njëjta njihet për më shumë se dhjetë vjet me reperin Fabolous, derisa u takuan për herë të parë në një ngjarje në vitin 2002 dhe tani kanë tre fëmijë (Taina Williams, Jonas Jackson, Johan Jackson). /Telegrafi/