Site icon Telegrafi

Emiliano Martinez fiton çmimin ‘Yashin’ si portieri më i mirë

Emiliano Martinez mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar, pas paraqitjeve të forta te Argjentina dhe Aston Villa.

Argjentinasi la pas Unai Simon, Andrij Lunjin, Gianluigi Donnarumma, Mike Maignan, Yann Sommer, Giorgi Mamardashvili, Diogo Costa, Ronwen Williams dhe Gregor Kobel.

Portierit argjentinas çmimi iu dha nga bashkëlojtari i tij nga kombëtarja, Lautaro Martinez.

 

Një ngjarje e rrallë kjo, pasi zakonisht ka pasur shumë më tepër rivalitet mes portierëve në të kaluarën dhe suksesi në ceremoni të tilla në dy vite radhazi ishte thuajse i pamundur.

Ai po paraqitet mirë edhe tek klubi i tij Aston Villa, por shpesh akuzohet për mos lojë korrekt. /Telegrafi/

Exit mobile version