Telegrafi

Emilia Clarke shfaqet tërësisht nudo për skenat erotike të thrillerit të ri “The Voice From The Stone” (Foto, +18)

Ajo u shfaq lakuriq si një heroinë e patrembur me rolin e Daenerys Targaryen në “Game Of Thrones”.

Aktorja e njohur Emilia Clarke tani është zhveshur sërish para ekranit të madh, për rolin e saj në filmin më të ri thriller “The Voice From The Stone”.

30 vjeçarja pa dyshim do të shokojë audiencën me skenat e saj seksuale, të cilat i ndan me bashkë-aktorin e saj në film, Martin Csokas.

Emilia Clarke do të vijë me skena mjaft të nxehta me aktorin Martin Csokas. në filmin e ri të zhanrit thriller “The Voice From The Stone”

Në filmin, i cili trajton ngjarje e vitit 1950, Emilia luan rolin e një infermiere me emrin Verona, e cila është e angazhuar për t’u kujdesur për një djalë të trazuar që refuzon të flasë pas vdekjes së nënës së tij.

Lexo po ashtu John Cena dhe Nikki Bella zhvishen tërësisht nudo për të festuar 500 mijë abonuesit e tyre në YouTube (Foto, +18)

Ajo bëhet përfshihet në një romancë me babanë e tij Klaus (Csokas), gjersa më pas vazhdon deri në lidhjet dhe takimet e tyre të vazhdueshme.
Emilia, e cila ka marrë kritika pozitive për performancën e saj në këtë film nga imazhet e para që i janë ofruar publikut, mund të shihet pa pushim ndërsa ndeshet me interesin e saj të dashurisë në ekran.

Emilia Clarke vjen e zhveshur në “The Voice From The Stone”.

Bukuroshja britanike ka shënuar rritje në karrierën e saj që kur u shfaq në serinë e fantazisë HBO “Game of Thrones”, duke u prezantuar në dramën romantike “Me Before You”.

Ndërkohë e ardhmja e Emilias në këtë seria duket të mos jetë e sigurt, ndonëse u përfol se brenda këtij viti ajo pati disa mosmarrëveshje me produksionin për shkak të angazhimit të madh të saj edhe në projektet tjera filmike.

Lexo po ashtu Ed Sheeran do të luajë në “Game of Thrones”

Është bërë e ditur që ajo nuk do të jetë më pjesë e “Game of Thrones” në vitin 2018, ndërsa nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë.

Por, sido që të jetë ajo është bërë pjesë e filmit të ri thriller “The Voice from the Stone”, i cili publikoi trailerin e tij në shkurt, ndërsa do të ofrojë skena mjaft të nxehta për shikuesit. /Telegrafi/