Ajo u shfaq lakuriq si një heroinë e patrembur me rolin e Daenerys Targaryen në “Game Of Thrones”.
Aktorja e njohur Emilia Clarke tani është zhveshur sërish para ekranit të madh, për rolin e saj në filmin më të ri thriller “The Voice From The Stone”.
30 vjeçarja pa dyshim do të shokojë audiencën me skenat e saj seksuale, të cilat i ndan me bashkë-aktorin e saj në film, Martin Csokas.
Në filmin, i cili trajton ngjarje e vitit 1950, Emilia luan rolin e një infermiere me emrin Verona, e cila është e angazhuar për t’u kujdesur për një djalë të trazuar që refuzon të flasë pas vdekjes së nënës së tij.
Ajo bëhet përfshihet në një romancë me babanë e tij Klaus (Csokas), gjersa më pas vazhdon deri në lidhjet dhe takimet e tyre të vazhdueshme.
Emilia, e cila ka marrë kritika pozitive për performancën e saj në këtë film nga imazhet e para që i janë ofruar publikut, mund të shihet pa pushim ndërsa ndeshet me interesin e saj të dashurisë në ekran.
Bukuroshja britanike ka shënuar rritje në karrierën e saj që kur u shfaq në serinë e fantazisë HBO “Game of Thrones”, duke u prezantuar në dramën romantike “Me Before You”.
Ndërkohë e ardhmja e Emilias në këtë seria duket të mos jetë e sigurt, ndonëse u përfol se brenda këtij viti ajo pati disa mosmarrëveshje me produksionin për shkak të angazhimit të madh të saj edhe në projektet tjera filmike.
Është bërë e ditur që ajo nuk do të jetë më pjesë e “Game of Thrones” në vitin 2018, ndërsa nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë.
Por, sido që të jetë ajo është bërë pjesë e filmit të ri thriller “The Voice from the Stone”, i cili publikoi trailerin e tij në shkurt, ndërsa do të ofrojë skena mjaft të nxehta për shikuesit. /Telegrafi/