Telegrafi

Emilia Clarke pranon se është në një lidhje romantike

Emilia Clarke (Foto: Vivien Killilea/Getty Images for BAFTA Los Angeles/Guliver)

Aktorja e serialit “Game of Thrones”, Emilia Clarke, nuk e fsheh më lidhjen e saj të re.

Ashtu siç po ndodh rëndom kohëve të fundit, edhe Emilia e ka ndjekur trendin e konfirmimit të lidhjes së saj përmes rrjeteve sociale.

32-vjeçarja e ka publikuar një fotografi të rërës në Instagram, në të cilën shihen dy hije.

Lexo po ashtu Lajmet për Emilia Clarke

“Kjo ka qenë ditëlindja që nuk do ta harroj një kohë të gjatë”, ka shkruar aktorja në përshkrim.

Menjëherë pas saj edhe i dashuri e ka publikuar të njëjtën fotografi në profilin e tij.

Fansave nuk iu është dashur shumë kohë që ta zbulojnë identitetin e mashkullit që ia ka vjedhur zemrën Emilias.

Është fjala për skenaristin dhe regjisorin Charlie McDowel, djalin e aktorit anglez, Malcolm McDowell dhe aktores amerikane, Mary Steenburgen. /Telegrafi/