Kastriot Zilja, artist nga qyteti i Vlorës, tani e rreth 29 vjet jeton në Venedik, ku ka ngritur edhe biznesin e tij të prodhimit dhe tregtimit të maskave veneciane.
E ka nisur këtë aktivitet rastësisht, por tashmë është një nga furnizuesit e tregut të suvenireve të maskave në Venedik.
Ai shprehet se “përgatitja dhe dizejnimi i maskave përbëjnë një art më vete, që kërkojnë fantazinë dhe profesionalizmin e një piktori”.
“Përgatitja e formave, e dekorit etj. kalon në disa procese, ku duhet të zotërohen të fshehtat e përgatitjes së maskave, pasiqë ato i bën 100 për qind punë dore, për dallim nga tregtarët kinez të cilët kanë dëmtuar tregun, duke shitur maska joorigjinale”, shton ai. /21Media/