Site icon Telegrafi

Emigranti kalon djalin e tij tetë muajsh përmes një hendeku në kufirin me SHBA-të (Foto)

Ky është momenti kur një emigrant nga Hondurasi kaloi djalin e tij tetë muajsh tek e dashura e tij përmes një hendeku nën gardhin kufitar të SHBA-ve, në mënyrë që ata të mund të kërkonin azil.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Joel Mendez, 22 vjeçar, është fotografuar duke mbajtur djalin e tij Daniel në Tijuana, Meksikë të premten, pasi e dashura e tij 24-vjeçare, Yesenia Martinez, u fut përmes një vrime në gardhin kufitar.

Djali i vogël, i cili ishte i mbështjellur me një veshje ngjyrë gri, po pinte nga shishja e tij në atë kohë dhe buzëqeshi në fotografi, pasi nëna e tij u zvarrit në afërsi.

Kur Martinez ishte gjendur e sigurt deri në anën tjetër, Mendez e kaloi fëmijën e tij tetë muajsh nën gardh.

Ajo ishte fotografuar nën gardh për të kapur shishen e djalit të saj para se të iknin.

Mendez qëndroi prapa në Tijuana për të punuar, sepse ai kishte frikë se do të deportohej menjëherë nëse do të shkonte në SHBA.

Ata janë në mesin e një numri të emigrantëve nga karvanët e fundit të cilët janë dekurajuar nga pritja e gjatë për të kërkuar azil nëpërmjet porteve zyrtare të hyrjes në SHBA. /Telegrafi/

Exit mobile version