Policia e Maqedonisë njofton se gjatë ditës së djeshme (02/06/2018) në orën 22:20 është denoncuar se në Stacionin Hekurudhor në Gjevgjeli personi T.H.A.B (29) nga Iraku duke u ngjitur në vagonin e trenit është goditur nga energjia elektrike.
I njëjti me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjevgjeli, ku i janë konstatuar djegie të shkallës së dytë dhe tretë, ndërsa më pas është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.
Sipas policisë, personi në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin Maqedoni-Greqi./Telegrafi/