Përpjekjet e dëshpëruara të emigrantëve nga Lindja për të hyrë në Europë i shtyjnë ata të bëjnë sakrifica nga më të dhimbshmet.
I tillë është edhe ky emigrant nga Guinea, Afrika Perëndimore i cili është me fat që është ende gjallë, pasi ishte futur në motorin e një makine në përpjekje për të kaluar në territorin spanjoll nga Maroku.
Efektivët e policisë kufitare e zbuluan atë të fshehur në motorin e makinës pas vunë re se drejtuesi i mjetit nisi të bëhej nervoz në momentin e ndalimit.
Emigranti u transportua menjëherë në spital me probleme në frymëmarrje për shkak të temperaturave të larta dhe tymit të karburantit në motor. Mjekët u shprehën se emigrantin e priste vdekja e sigurt nëse do të kishte ndenjur atje edhe pak.