Një emigrant nga Afrika për pak sa nuk është mbytur në një kanal në Venedik të Italisë, derisa turistët dhe banorët lokalë e filmonin ngjarje me telefona mobil, thuajse nuk po ndodh asgjë e keqe, raporton The Mirror.
I riu Pateh Sabeli 22-vjeç nga Gambia, kishte kërcyer në ujë dhe kishte notuar deri në gjysmë të kanalit, transmeton Telegrafi.
Qindra njerëz që ishin dëshmitarë të këtij incidenti i kishin gjuajtur jelekë shpëtimi në ujë, por ai kishte refuzuar ti marrë, gjë që ky veprim kishte shtyrë shumë njerëz të dyshojnë se ky i ri kishte dashur të mbytet. Asnjëri prej kalimtarëve të rastit nuk kishte kërcyer në ujë për ta ndihmuar.
Autoritetet italiane kanë filluar hetimet, pasi në internet është postuar videoja e incidentit ku dëgjohen fyerje raciste.
“Është i çmendur. Dëshiron të vdes”, dëgjohet duke thënë një person, derisa një tjetër bërtet “ktheu në shtëpinë tënde”
Në një moment dëshmitarët e rastit fillojnë të qeshin, kurse njëri prej të pranishmëve thotë se duhet ta lënë të vdes. Vetëm disa orë më vonë trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga uji.
Një taksist ka deklaruar për mediat lokale, se i të riut i janë hedhur në ujë jelekë shpëtimi dhe se kishte refuzuar t’i përdor për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ftec7FgeGlY