Turqia është e gatshme për të pranuar edhe 200 emigrantëve të deportuar nga ishujt grekë këtë javë, për të realizuar marrëveshjen e Turqisë me BE-në që synon mbylljen e rrugës kryesore për emigracionin e paligjshëm në Evropë.
Marrëveshje kjo e kritikuar nga agjencitë e refugjatëve dhe organizatat të drejtave të njeriut, të cilët e kanë parë atë si jo njerëzore, kanë vënë në pyetje ligjshmërinë e saj, dhe cilësuar se Turqia nuk është një vend i sigurt për refugjatët.
Disa emigrantë të ndaluar në një kamp në ishullin grek Lesbos, protestuan prapa gardhit prej teli me gjemb, sot, duke bërtitur “Duam liri!”, raporton Reuters
Ata ishin në mesin e mijëra refugjatëve dhe emigrantëve të cilët kanë ardhur në Lesbos, të cilët janë duke u mbajtur derisa kërkesat e tyre për azil të jenë përpunuar dhe do të kthehen në Turqi sipas marrëveshjes.