Site icon Telegrafi

Emigrantët në Gjadër, Franca dhe Holanda gati të ndjekin formulën Rama-Meloni

Marravëshja Rama-Meloni që u konkludua me ngritjen e dy qendrave në Shëngjin e Gjadër për përpunimin e emigrantëve të kapur në Detin Mesdhe nga Italia, duket i suksesshëm në sytë e shteteve të tjera të BE-së.

Franca dhe Holanda janë dy vendet anëtarë të unionit që kanë shprehur interesin për të ndjekur një strategji të ngjashme me atë që po aplikon Italia, duke transferuar azilkërkuesit jashtë BE-së

“Ideja që po shqyrtohet nga qeveria holandeze për krijimin e qendrave të riatdhesimit për emigrantët në Ugandë është serioze. Ne do të flasim për këtë me Italinë dhe Danimarkën në një takim”, tha kryeministri holandez Dick Schoof .

Deklarata e tij erdhi pas mbërritjes në samitin që BE do të zhvillojë për të diskutuar për flukset migratore, duke specifikuar se ka “shumë kompleksitete për t’u analizuar”.

Por një zgjidhje e tij sipas Schoof është në përputhje me parimin e mbështetur nga disa qeveri evropiane për të pasur qendra në vendet e origjinës. “Holanda po shikon me interes marrëveshjen Itali-Shqipëri , shpresojmë të dëgjojmë nga Italia se si shkon dhe të shohim se si mund të punojmë së bashku për këtë”, shpjegoi ai.

Edhe Franca sakaq po po mendon për transferimin e azilkërkuesve jashtë BE-së. “Ekziston dëshira që Parisi zyrtar të mund të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme me atë mes Italisë dhe Shqipërisë për transferimin e emigrantëve azilkërkues. Rruga po studiohet nga Ministria e Brendshme”, tha në një intervistë për Sud. Radio, zëdhënësja e qeverisë, Maud Bregeon.

Sipas zëdhënëses, shembulli italian “është vullneti i ministrit të Brendshëm Bruno Retailleau dhe është diçka që kërkon shumë kohë, diplomaci, shkëmbime, por nuk është se përjashtohet si mundësi”. /A2 CNN

Exit mobile version