Emigrantët kanë filluar me ndërtimin e një kampi në qendër të Parisit, por ishte policia ajo që e shkatërroi duke u përleshur me një grup demonstruesish që kishin shkuar për të përkrahur emigrantët.
Një numër i madh i tendave që ishin vendosin në Sheshin e Republikës, në zemër të kryeqytetit francez, u bë mollë sherri mes policisë dhe demonstruesve, transmeton Telegrafi.
Kampi kishte filluar të ndërtohet me iniciativën e Utopia56, grup ky që mbështetet në të drejtat e emigrantëve. Nga kjo organizatë, pretendojnë se bëhet fjalë për 450 emigrantë që kanë qenë në mesin e mbi 2.000 të zhvendosurve nga Saint Deni, në periferi të Parisit.
Sipas tyre, ata 450 emigrantë nuk është vendosur në ndonjë vend tjetër pas largimit nga kampi i mëparshëm, kështu ka vendosur të shkojnë në Paris për ta kërkuar.
Megjithatë, jo larg pas vendosjes së tendave në Sheshin e Republikës, është shfaqur njësia speciale që ka filluar me largimin e gjësendeve.
Time and time again police dismantle camps and confiscate #migrants' tents, knowing they have no alternative housing. Usually it's in Calais or the outskirts of Paris. This time: at Place de la République. With more eyes watching – and condemning the policy – will it change? https://t.co/yggzCf3izs
— Yena Lee (@yenatweet) November 23, 2020
Largimi i tyre nuk ka shkuar edhe aq mirë, për faktin se disa emigrantë kanë refuzuar të largohen ku përkrah tyre u shfaq edhe një grup i demonstruesve që i ka përkrahur – dhe ka ardhur edhe deri te përleshja me policinë.
Utopia56 ka kërkuar nga autoritetet franceze që të sigurojë një vend për njëmijë emigrantët dhe të pastrehët, dhe të ndërtoj një sistem të qëndrueshëm për pranim të lajmërimin e emigrantëve.
Sous les cris et dans la violence la police enlève les tentes pic.twitter.com/46oywt3X0V
— Shahzad Abdul (@abdulshaz) November 23, 2020
Numri i përgjithshëm i emigrantëve ilegalë që jetojnë në Paris nuk dihet, ndërsa grupi për të drejtat e emigrantëve ka vlerësuar se diku 2 mijë prej tyre flenë rrugëve të Parisit. /Telegrafi/