Telegrafi

Emigrantët me 520 milionë euro në vit përmisojnë bilancin e pagesave

“ Përbërësi  më i rëndësishëm jo vetëm në këtë llogari, por edhe në bilancin e përgjithshëm të pagesave të Kosovës, mbetet paraja e dërguar nga punëtorët jashtë. Këto të hyra të përbëra nga paratë e dërguara nga kosovarët, të cilët jetojnë jashtë vendit, ishin 521.7 milionë euro për vitin 2007, një(rritje vjetore për 11.7%)”,thuhet në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas BQK, rritja e eksportit të shënuar në vitin 2007 vazhdon të jetë defensive nga rritja e fortë e importit.

” Me eksportet, të cilat arrijnë vlerën 146 milionë euro në vitin 2007, dhe importet  prej miliarda euro-ve, deficiti tregtar qëndron në 1.4 miliardë euro në vitin 2007 ose 60.1% të GDP. Për sa i përket vëllimit, ky deficit tregtar në vitin 2007 në krahasim me vitin 2006 është rritur për 19.1%”,theksohet në të njëjtin raport. /Telegrafi/