Një video tragjike shfaq dy emigrantë duke u mbytur në ujë në Rio Grande, krejt kjo si pasojë e eskalimit të situatës në kufi.
Pamjet janë filmuar nga një peshkatar i identifikuar si Jesse Vargas, ku shihen kokat e tre personave në ujërat amerikane, ku jo larg tyre patrullonin policët kufitarë të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.
Dy prej tyre kanë humbur jetën pasi nuk kanë ditur të notojnë, e të tretin peshkatari ka arritur ta shpëtojë. Madje sipas Vargasiti, një grua dhe një djalë i vogël ka humbur jetën.
Ngjarja tragjike ka ndodhur pasi agjentët e policisë kufitare rritën masat e sigurisë, pas raportimeve se në mënyrë të kundërligjshme po futen emigrantë.
Madje sipas agjentëve amerikanë, emigrantë të shumtë po tentojnë ta kalojnë lumin Rio Grande, e shumë prej tyre që nuk po dinë të notojnë po e paguajnë me jetë.
Në pamjet tjera të Vargasit shihen autoritetet meksikane duke mbuluar kufomat e të rinjve, që po humbin jetën në lumë derisa po tentojnë ilegalisht të futen në SHBA.