Pesë emigrantë ishin futur në njërin nga kamionët me pajisjet televizive për përcjelljen e garës, derisa kishte qenë i parkuar në qytetin francez të Calaisit.
Ata kaluan kanalin e La Manchit me kamion dhe mbërritën deri në aeroportin Biggin Hill, në Kent, ku menaxhmenti i Formula 1 e ka bazën.
Shoferët e kamionëve nuk kishin vërejtur fare udhëtarët e paftuar, derisa nuk kishin mbërritur në destinacion.
Zëdhënësi i agjencisë britanike të kufirit tha se imigrantët janë gjetur në bazën e cila është në pronësi të firmës së Bernie Ecclestone. “Personat janë ndaluar deri sa të mos zgjidhet kërkesa e tyre për azil,” tha zëdhënësi.
Sipas autoriteteve britanike të pesë azilkërkuesit janë nga Eritrea, të cilët as që e kishin idenë se në cilin kamion po futeshin, por gjëja më e rëndësishme për ta ishte të arrini disi në Angli. Pesë imigrantët arritën të kalojnë dy kontrollore kufiri. /Telegrafi/