Site icon Telegrafi

Emigrantët e parë të kthyer nga Greqia, mbërritën në Turqi

Emigrantët e parë, të deportuar nga ishujt grekë në Turqi, kanë mbërritur sot në Turqi, pas një marrëveshjeje të diskutueshme të shtetit me BE-në.

Dy anije turke me 131 emigrantë, kryesisht pakistanezë të ardhur nga ishulli i Lesbos, mbërritën sot në qytetin turk Dikili, herët në mëngjes, të shoqëruara nga dy anije me roje bregdetare turke dhe një helikopter të policisë, tha një dëshmitar për mediumin

Sipas paktit të kritikuar nga agjencitë e refugjatëve dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, Ankaraja do të kthej përsëri të gjithë emigrantët dhe refugjatët që hyjnë në Greqi, në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë sirianët.

Për shpërblim, Bashkimi Evropian do të marrë mijëra refugjatë sirianë nga Turqia, do ta shpërblejë atë me më shumë para, do të mundësoj fillim më të hershëm të udhëtimit pa viza dhe të filloj negociatat për anëtarësim e Turqisë në BE.

Exit mobile version