Site icon Telegrafi

Emigrantët e lënduar në Kumanovë në gjendje stabile shëndetësore

Në gjendje stabile janë 26 emigrantët të cilët janë lënduar në aksidentin që sot ka ndodhur rreth orës 06:40 të mëngjesit, në rrugën rajonale Shën Nikollë – Kumanovë tek vendi i quajtur “Gradishte”, kur nga rruga ka dalë automjeti transportues “Volkswagen” në të cilin janë transportuar, ndërsa shoferi është në arrati.

Emigrantët, nga të cilët 15 shtetas të Afganistanit, nëntë të Pakistanit dhe një nga Iraku (shtatë ishin persona minoren), me automobil të Nndihmës së parë mjekësore janë dërguar në Repartin kirurgjik në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës

Nga Reparti kirurgjik pranë Spitalit të përgjithshëm të Kumanovës informojnë se vetëm njëri prej pacientëve ka përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në klinikën për traumatologji në Shkup, ndërsa të tjerët pas ndihmës së dhënë mjekësore janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Për ngjarjen është informuar prokurori publik, ndërsa inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Kumanovë.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version