Telegrafi

Emigrantët depozitojnë paratë në bankat e Kosovës

Fitore Sinani, zëdhënëse në Procredit Bank, ka deklaruar për Kosova Sot se është rritur numri i depozituesve dhe depozitat totale kanë arritur në 565 milion euro.

“Ne madje kemi vënë re se njerëz nga diaspora po i sjellin partë e tyre tek ne,sepse mendojnë që më të sigurt janë tek ne, se na bankat e shteteve të tjera’, ka deklaruar zëdhënsja Sinani.

Bankat në Kosovë sipas ekspertëve nuk janë përfshirë në krizën financiare për shkak se të gjithë qarkullimin e tyre ,marrjen e depozitave dhe dhënien e kredive e kryejnë brenda tregut të Kosovës dhe nuk kanë para të investuar në sistemin finanicar botëror, ndërsa niveli i kthimi të kredive ka performancë shumë të mirë./telegrafi/