Mbrëmë në ora 22:00, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë së Negotinës në rrugën rajonale Negotinë-Veles, në afërsi të fshatit Nogaevci, në automjetin “BMW” me targa të Shkupit, kanë gjetur tetë emigrantë, pesë nga Siria dhe tre nga Somalia.
Me personat është zhvilluar bisedë zyrtare, e më pas janë akomoduar në Qendrën Pranuese-Tranzite “Vinojug” Gjevgjeli.
Po punohet për zbardhjen e rastit.