Një tren që udhëtonte në linjën Gjevgjeli-Shkup ka goditur një burrë të shtrirë në shina rreth mesnatës në afërsi të fshatit Miravci, njofton Ministria e Brendshme.
“Me datë 06.11.2022 në ora 01.07 është raportuar se rreth orës 00.15 një tren mallrash që udhëtonte në linjën Gjevgjeli-Shkup, afër fshatit Miravci, ka goditur një person të shtrirë në shina. Nga ana e punonjësve të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe se bëhet fjalë për një emigrant 30-vjeçar”, mësohet nga MPB.
Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa kontrollin e ka bërë ekipi inspektues nga stacioni policor Gjevgjeli. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.