Telegrafi

Emigracioni, Mobiliteti dhe Politikat sociale diskutohen në Universitetin “Nënë Tereza”

Sot, me fillim në ora 9:00, Universiteti “Nënë Tereza” organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Emigracioni, Mobiliteti dhe Politikat sociale”.

Konferenca ka për qëllim të nxjerr në pah transformimet post-komuniste në Evropën Juglindore, që ka çuar që shtetet të orientohen drejt demokracisë dhe tregjeve dhe institucioneve liberale.

Në konferencë marrin pjesë rreth 40 profesore nga të gjitha trevat shqiptare, rajoni dhe nga Europa.

Njëkohësisht me fillim në ora 10:00, në sheshim Skënderbeu, organizohet “Dita e hapur festive”. Qëllimi i këtij organizimi është prezantimi i fakulteteve dhe programeve studimore që ofron UNT për maturantët e Republikës së Maqedonisë.

Secili fakultet do të ketë këndin e vet të prezantimit i përbërë nga profesorë, asistentë dhe studentë. Gjithashtu do të vizitohen edhe hapësirat e Universitetit për studentët e interesuar. Eventi do të shoqërohet me muzikë dhe maturantët do të kenë rastin që njëkohësisht të freskohen në koktejin e rastit që organizohet në kuadër të këtij eventi./Telegrafi/