Site icon Telegrafi

Emetohen 15 milionë euro letra me vlerë

Ministria e Financave (MF), respektivisht Thesari të hënën ka emetuar 15 milionë euro Letra me Vlerë të Republikës së Kosovës, obligacione me maturim dy vjeçar.

Norma e kuponit për këtë instrument ka rezultuar të jetë 2.90 për qind.

Sipas Ministrisë së Financave të interesuarit për investim në Letra me Vlerë të Republikës së Kosovës mund të qasen përmes cilësdo bankë komerciale në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version