Unai Emery është deklaruar për eliminimin që Villareali e pësoi nga Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 2-0 në të mirë të The Reds, derisa kjo e dyta në Spanjë përfundoi 3-2, po ashtu në të mirë të skuadrës nga Liga Premier.
Për këtë eliminim, Emery ka thënë se i vije keq për mënyrën se si u eliminuan, pasi kanë punuar shumë gjatë këtij edicioni.
“Ekipi ishte protagonist i një pjesë të parë vërtet të shkëlqyer. Fatkeqësisht në pjesën e dytë u kthyem në fushë pa forcë”, ka deklaruar trajneri i skuadrës nga La Liga pas ndeshjes.
“Më vjen keq për rezultatin, por ndihem shumë i lumtur dhe krenar për ekipin, edhe pse sinqerisht në këtë pikë doja diçka më shumë”.
“Mbi të gjitha sepse kemi punuar gjatë gjithë sezonit për diçka më shumë”, ka shtuar më tej Emery.
Liverpooli është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për këtë edicion, ndërsa sonte do të mësojnë kundërshtarin në derbin mes Real Madridit dhe Manchester Cityt që fillon në ora 21:00. /Telegrafi/