Unai Emery është pranë emërimit si trajner i PSG-së.
Trajneri aktual i Sevillas duket se është zgjedhja përfundimtare e klubit francez, që ka vendosur të largojë trajnerin Laurent Blanc, pas disa sezonesh ku më kot ka shpresuar te suksesi ndërkombëtar.
Nga Spanja raportohet se Emery është në Francë tashmë dhe po diskuton me drejtuesit e PSG-së, me firmën që është çështje orësh.
Duke qenë ende në kontratë te Sevilla, Emery do të largohet vetëm nëse PSG paguan klauzolën e prishjes së kontratës, që është 2 milionë euro, një shifër shumë e vogël për kampionët e Francës.
Pas sukseseve të mëdha me Sevillan në Ligën e Evropës, tashmë Emery do të ketë për detyrë të ngjitë në majën e Evropës PSG-në, që në aspektin ekonomik ka shumë pak rivalë në botë. /Telegrafi/