Telegrafi

Emery: Villarreali nuk meritonte asgjë më të mirë sesa një humbje 2-0

Unai Emery pranoi se objektivi i Villarrealit ishte të siguronte rezultatin më të mirë të mundshëm përpara ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në Estadio de la Ceramica.

‘Nëndetësja e Verdha’ do të presë Reds të martën, më 3 maj, ku do të tentojnë të ndryshojnë fatin e gjysmëfinales pavarësisht humbjes 2-0 në Anfield.

“Në gjysmëfinale ju duhet të luani me kundërshtarë kaq të fuqishëm, në një moment kaq të mrekullueshëm si ai që janë”, ka thënë fillimisht Emery pas ndeshjes.

“Ishte një lojë që, duke dashur të fitojmë, duke dashur të marrim kontrollin, ata nuk na lanë. Ishte një ndeshje për të rezistuar sa më shumë në mbrojtje për të pasur një shans në ndeshjen e dytë. Dhe ne e bëmë këtë. Do të jetë ndryshe. Do të japim shumë më tepër”.

Lexo po ashtu Liverpooli merr fitore të pastër, bën hap të madh drejt finales

Emery vazhdoi të theksoi se plani i Villarrealit nuk funksionoi dhe pranoi se ekipi i tij meritonte të humbiste me të paktën dy gola.

“Është Liverpooli dhe ne e dimë se ata janë favoritët dhe se janë më të mirë, por gjithashtu që ne mund të konkurrojmë me ta dhe të marrim shanset tona”.

“Ka momente, me rezultate negative, që kur janë dy ndeshje duhet të dish të relativizosh. Ne nuk meritonim asgjë më të mirë se një humbje 2-0”.

“Duhet të përpiqemi të sigurohemi që ndeshja në shtëpi të jetë ndryshe, të luajmë si duam. Ne kishim një plan dhe ideja nuk funksionoi”.

Lexo po ashtu Klopp: Është vetëm ndeshja e parë, 2-0 është një rezultat i rrezikshëm

“Mund të ishte më keq sepse ka disa gola jashtë loje, ne mbrojtëm në situata të ulëta, nuk patëm shanse. Mund të ishte më keq sepse nuk kishim pritshmëri për të përmirësuar këtë rezultat. Kemi 90 minuta dhe do të përpiqemi ta bëjmë ndryshe”.

“Ne jemi këtu sepse kemi bërë diçka. Unë shpresoj se do të luajmë një tjetër lojë të mirë në shtëpi”, përfundoi trajneri i Villarrealit. /Telegrafi/