Telegrafi

Emery tregon si mposhtet Liverpooli

Ku kanë ngelur edhe 24 orë nga finalja e Baselit, trajneri i Sevillas, Unai Emery ka thënë se ata duhet të bëjnë një lojë perfekte nëse duan që të mposhtin Liverpoolin.

“Për të mposhtur Liverpoolin ne duhet të jemi perfekt. Kur Sevilla është e fokusuar, atëherë ne nuk dështojmë”, tha Emery gjatë konferencës për media.

Kujtojmë se nesër Sevilla dhe Liverpooli do të luajnë në finale të Ligën e Evropës, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin e Baselit.

Sevilla e ka fituar katër herë Ligën e Evropës, ndërsa Liverpooli tri herë.