Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery shpreson që Sevilla të fitojë Superkupën e UEFA-s ndaj Real Madridit pas fitores ndaj ‘Los Blancos’ në një miqësore.
Emery, këtë verë la Los Rojiblancos për kampionët e Ligue 1 dhe në përgatitjet para-sezonale, skuadra nga kryeqyteti francez u takua me skuadrën e Zinedine Zidanes, ku e mposhti me rezultat 3:1.
Trajneri spanjoll gjithashtu mbështet edhe klubin e tij të vjetër për finalen e datës 8 gusht kundër Madridit, të cilën do ta luajnë fituesit e Ligës së Evropës ndaj homologëve të tyre në Ligën e Kampionëve, ku iu dëshiron fitore.
“Gjithkush dëshiron të luajë një finale dhe do të përpiqem për të parë atë dhe të gëzojnë një lojë e madhe”, deklaroi fillimisht Emery.
“Natyrisht që unë dua që Sevilla të fitoj”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/