Unai Emery vazhdon të thyej rekorde individuale në garën e dytë më të madhe ekipore evropiane, Ligën e Evropës.
Trajneri i Arsenalit ka vazhduar dominimin e tyre në Ligën e Evropës në ndeshjen e tij të parë si trajneri i skuadrës londineze, duke marrë edhe rekorde.
Me fitoren 4-2 të Arsenalit ndaj ukrainasve të Vorskla Poltavas, Emery ka shënuar fitoren e 32-të në karrierë në Ligën e Evropës.
Me këtë fitore, Emery bëhet trajneri me më së shumti fitore në këtë garë.
32 – Unai Emery recorded his 32nd victory in the Europa League this evening; the most of any manager in competition history. Command. pic.twitter.com/vs5Qdi2Fm0
— OptaJoe (@OptaJoe) September 20, 2018
Trajneri spanjoll njihet si trajner i kësaj gare pasi ka pasur sukses të madh me Sevillën.
Si trajneri i Sevillas, Emery ka fituar tre trofe të Ligës së Evropës, nga viti 2013 deri në 2016.
Në vitin pasuese trajneri spanjoll mori drejtimin e Paris Saint-Germain, por pa arritur të lë gjurmë në arenën ndërkombëtare.
megjithatë, tani si trajner i Arsenalit, Emery synon ta përsërit të njëjtën gjë, ta fitojë trofeun e Ligës së Evropës. /Telegrafi/