Site icon Telegrafi

Emery: Po mundona ta forcoj mbrojtjen e dobët të Wengerit

Emery gjatë një stërvitje me Arsenalin

Unai Emery beson se ka trashëguar një mbrojtje “në rënie” nga ish-menaxheri, Arsene Wenger.

Francezi përfundoi sezonin e fundit karrierën 22-vjeçare si trajner i Arsenalit duke mos fituar titullin e Ligës Premier që nga viti 2004.

Dhe Emery thotë se tani do të përpiqet që të bëjë një mbrojtje më të fortë të skuadrës angleze.

“Para ardhjes së Wengerit, Arsenali festonte në triumfin 1-0 dhe bazohej në soliditetin mbrojtës”, tha Emery për Marca.

“Me Arsenen, gëzimi vinte shkaku i sulmit, me lojtarë me teknik të madhe dhe kombinimi perfekt ishte pamposhtmëria [2003-04].

“Por me kalimin e kohës, vetëm cilësia teknike dhe liria sulmuese janë marrë përsipër, duke humbur strukturën mbrojtëse”.

“Ajo që dua është të bashkojë të dyja repartet dhe të jenë më konkurruese. Arsenali ishte në rënie të lirë në mbrojtje, duhej ta ndalonim këtë dhe të fillonim të ngjiteshim”.

Lexo po ashtu Wenger tregon se çka po i mungon prej kohës së Arsenalit

“Unë dua të bëj një ekip që di të luajë me hapësira, të jetë në gjendje të kundërsulmojë, ose pa hapësirë, të shikojë se si të arrij te goli”, tha spanjolli.

Ndryshe, Arsenali zë vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 24 pikë, tetë më pak se lideri, Manchester City. /Telegrafi/

Exit mobile version