Pas ceremonisë ku Cristiano Ronaldo e fitoi ‘Topin e Artë’, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kishte shprehur gatishmërinë që ta ofrojë një ditë Neymarin në klubin që ai drejton.
Por kështu nuk mendon trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, i cili thotë se Nayemar ka shumë për të shkruar në historinë e klubit që ia drejton.
“Ndoshta [Florentino Perez] do ta dëshironte ta shihte te Real Madridi, por ai është këtu te PSG”, ka thënë Emery të hënë.
“Jam i lindur që Neymar do t’i arrijë objektivat e tij, së pari me skuadër, pastaj edhe ato individuale, këtu në PSG”.
“Perez kishte thënë se kanë dashur ta blejnë Neymarin në të shkuarën, por atyre iu desh ta shikojnë në Camp Nou, tani në Parc des Princes”, ka thënë Emery.
Neymar ka kaluar këtë sezon te PSG nga Barcelona për 222 milionë euro.
Braziliani dhe babai i tij nuk e kanë mohuar kurrë dëshirën që një ditë të bashkohen me Real Madidin.
Neymar shihet si pasardhës i Cristiano Ronaldos te Real Madridi. /Telegrafi/