Telegrafi

Emery: Ozil qëndron te Arsenali

Ishte spekuluar se Mesut Ozil mund të jetë synim transferues i Interit.

Por, spekulimet që lidhnin turko-gjermanin me klubin Nerazzur janë hedhur poshtë.

Është vet Emery ai që ka konfirmuar me anë të një deklarate se Ozil do të qëndrojë te Arsenali

“Po ai është në skuadër ndaj Burnleyt”.

“Unë dua që secili lojtar të ketë mentalitetin e duhur dhe të ndihmojë ekipin”.

“A ka të ardhme ai këtu? Po, pse jo?”, u shpreh Emery.

Kështu, Ozil nuk largohet gjatë janarit nga Arsenalit. /Telegrafi/