Trajneri i Arsenalit , Unai Emery pranon se Mesut Ozil nuk e meritoi një vend në formacionin titullar në ndeshjen e mbrëmshme (e enjte) në Ligën e Evropës.
Ozil, lojtari më i paguar në historinë e klubit londinez, u la përsëri jashtë skuadrës në fitoren 4-0 ndaj Standard Liege.
“Jam duke menduar çdo herë që të vendosi lojtarët më të mirë për secilën ndeshje dhe lojtarët më të mirë në skuadër për të luajtur dhe për të na ndihmuar”, ka thënë fillimisht Emery kur u pyet për Ozil.
“Vendosa se ai nuk duhet të ishte në skuadër, sepse mendoj se lojtarët e tjerë e merituan atë vend më shumë”.
“Ai duhet të vazhdojë të punojë. Nesër (sot) kemi stërvitje me lojtarët që nuk luajtë dhe të dielën kemi një ndeshje tjetër. Ne do të vendosim të njëjtën”.
“Synimi ynë është të fitojmë të dielën kundër Bournemouth dhe duam të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë në çdo ndeshje”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/