Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, thotë se dyshja Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac janë gatshëm të luajnë kundër Burnleyt të shtunën në Ligën Premier.
Dyshja u la jashtë ekipit në ndeshjen hapëse të Ligës Premier ndaj Neëcastlet për shkaqe të sigurisë pas sulmit që kishin pasur në korrik nga disa sulmues të armatosur.
Mesfushori Ozil dhe mbrojtësi i majtë Kolashinac janë kthyer tashmë në ushtrime me ekipin.
“Fokusi im është të jemi pozitiv dhe mendoj se lojtarët kanë 100 për qind mendjen këtu”.
“Dua t’u ndihmoj të jetë gjithçka normale me ne, në ushtrime dhe të jetë fokusi vetëm për ndeshjet e futbollit”, ka thënë Emery.
Dy meshkuj janë arrestuar më 8 gusht afër shtëpisë së Ozilit në Londër dhe në shtator pritet të dalin para gjykatës. /Telegrafi/