Telegrafi

Emery optimist për top katërshe: Luftojmë në dy fronte

Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se ekipi i tij do të vazhdojë që të luftojë në dy fronte.

Humbja nga Wolvesi ka lënë Arsenalin pa i pasur gjërat në dorë për pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërkaq Topçinjtë janë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

“Ne kemi humbur nga dora jonë mundësinë për vendin e katërt dhe tash duhet të presim rastin për të rifituar pozitën”.

“Ne kemi humbur mundësi në dy ndeshje të fundit me dy humbje nga Crystali dhe Wolvesi, por në tri ndeshjet e fundit ne luajmë në Ligën Premier për të shfrytëzuar mundësitë që na ofrohen”.

“Ne jemi të zhgënjyer dhe po shikojmë në gjithë sezonin. Kemi humbur këtë mundësi sot, por ne duhet që të përgatitemi sa më mirë që është e mundur për Leicesterin. Sërish do të jetë shumë e vështirë, por shpresoj se ne mund të arrijmë të bëjmë diçka”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet të dielën në Leicester për të marrë tri pikët. Përfundimi në top katërshe është cak i vështirë, por ne kemi mundësinë jo vetëm në këtë garë, por edhe në Ligën e Evropës”, deklaroi Emery.

Arsenali konsiderohet prej favoritëve për ta fituar Ligën e Evropës. /Telegrafi/