Telegrafi

Emery: Nuk është koha të flasim për Neymarin

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka refuzuar të futet në ‘valle’ duke mos folur për transferimin e Neymar.

Paris Saint-Germain është i lidhur me lojtarin dhe janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 222 milionë eurove.

“Puna jonë është të flasim për të tashmen. Tani është koha për të folur për ndeshjen me Juventusin”.

Lexo po ashtu Pique flet për foton me Neymarin që shkaktoi kaos, ai e sqaron situatën

“Klubi po punon shumë mirë kështu që ne mund ta bëjmë ekipin më të mirë të mundshëm me lojtarët që janë këtu dhe ata që do të vijnë”.

“Klubi është i ngazëllyer dhe i motivuar për sezonin e ri”, ka thënë Emery. /Telegrafi/