Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka refuzuar të futet në ‘valle’ duke mos folur për transferimin e Neymar.
Paris Saint-Germain është i lidhur me lojtarin dhe janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 222 milionë eurove.
“Puna jonë është të flasim për të tashmen. Tani është koha për të folur për ndeshjen me Juventusin”.
“Klubi po punon shumë mirë kështu që ne mund ta bëjmë ekipin më të mirë të mundshëm me lojtarët që janë këtu dhe ata që do të vijnë”.
“Klubi është i ngazëllyer dhe i motivuar për sezonin e ri”, ka thënë Emery. /Telegrafi/