Unai Emery ka konfirmuar se nuk e di ende se kur do t’i thërrasë përsëri Mesut Ozilin dhe Sead Kolasinacin që t’u bashkohen në stërvitje.
Dyshja humbi hapjen e Ligës Premier të Arsenalit ndaj Newcastlit, pasi goli i Pierre-Emerick Aubameyang ishte i mjaftueshëm për t’i fituar tri pikë.
Kolasinac luftoi me guxim një bandë me motoçikletë, të cilët u përpoqën të sulmonin atë dhe Ozil muajin e kaluar.
Ozil ka rritur mbrojtjen në shtëpinë e tij me roje sigurie dhe patrullimin e qenve 24-orësh.
Pas fitores ndaj ‘Magpies’, Emery tha: “Klubi po menaxhon atë rrethanë”.
“Ne duam të jemi me ta sa më shpejt dhe me normalitet në stërvitje dhe normalitet që të jemi gati për të luajtur.
“Por unë nuk e di tani kur ata do të jenë në dispozicion”, ka shtuar mw tej Emery. /Telegrafi/