Telegrafi

Emery nënshkruan marrëveshje të re me Valencian

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Emery, i cili iu bashkua Valencias në vitin 2008 nga Almeria, është zotuar se do të ndihmojë klubin ‘të vazhdojë të zhvillohet’ edhe më tej.

“Sfida për sezonin e ardhshëm do të jetë të vazhdojmë të zhvillohemi. Ne do të ecim përpara në vazhdimësi dhe me përkushtim dhe ambicie për të plotësuar përgjegjësitë. Kam entuziazëm të madh për sezonin e ri dhe do të japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Emery. /Telegrafi/