Telegrafi

Emery lë jashtë liste Sokratis dhe Ozilin për takimin ndaj Eintrachtit në Ligën e Evropës

Arsenali do ta fillojë sezonin e ri të Ligës së Evropës me përballjen ndaj Eintracht Frankfurtit.

Skuadra gjermane do të jetë nikoqir i asaj londineze në ndeshjen që fillon në ora 18:55 në stadiumin “Commerzbank-Arena”.

Unai Emery ka befasuar me listën e publikuar me lojtarët që janë ftuar në këtë takim, duke lënë jashtë dy lojtarë.

Lexo po ashtu Arsenal

Mesut Ozil dhe Sokratis Papastathopoulos nuk do të jenë prezent në ndeshjen hapëse të Gunners në garën e dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.

Të dy lojtarët nuk kanë fluturuar për në Gjermani, derisa Rob Holding është përfshirë në listë. /Telegrafi/