Trajneri i Paris Saint-Germainit, Unai Emery, i ka përgënjeshtruar njoftimet se Neymar do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Sulmuesi brazilian u lëndua në ndeshjen kundër Marseille dhe është duke u dyshuar për paraqitjen e tij në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
https://twitter.com/fuboTVsoccer/status/967877697153183744
Madje gjatë të martës është raportuar se ai kishte vendosur t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike, gjë që do ta linte jashtë fushe për disa muaj.
Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se lojtari ka pësuar ndrydhje dhe një frakturë në ashtin metatarsal, ndërsa GloboEsporte e kishte publikuar lajmin se do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Megjithatë, Emery i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë se ai nuk do të operohet dhe se stafi mjekësor akoma është duke e shqyrtuar mundësinë që ai të jetë në fushë kundër Los Blancos.
“Duhet të jemi të durueshëm me Neymarin, ai nuk do t’i nënshtrohet operacionit. Akoma ka një mundësi të vogël që të luajë kundër Real Madridit, mirëpo informacioni për ndërhyrjen kirurgjike është i rrejshëm, sepse duhet të presim për të marrë një vendim”, citon El Mundo Deportivo fjalët e trajnerit të PSG-së.
Neymar's status for #PSG against Real Madrid will be in question after this nasty ankle injury … pic.twitter.com/c59BH3GJJw
— GOAL News (@GoalNews) February 25, 2018
Kujtojmë se Reali e fitoi me rezultat 3-1 ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Santiago Bernabeu.
Prandaj, klubi francez do të ketë nevojë për Neymarin në ndeshjen kthyese që zhvillohet me 6 mars në Parc de Princes. /Telegrafi/