Trajneri i Paris Saint-Germain Unai Emery këmbëngul që gjigantët e Ligue 1 nuk do të tronditen nga thashethemet se Neymar është i vendosur të bashkohet me Real Madridin.
Neymar, 25 vjeç, thuhet se është një objektiv për klubin e madh nga La Liga, pavarësisht se ka ardhur te PSG-ja nga Barcelona vetëm në muajin gusht pas një lëvizje rekord botëror prej 222 milionë eurosh.
Megjithatë, Emery tha se ekipi i tij – i cili përballet me Real Madridin në 1/16-tën të fundit të Ligës së Kampionëve – nuk do të shpërqendrohet nga thashethemet rreth Neymarit.
“Grupi është i fortë me një mentalitet të madh. Ata ishin të fortë kur erdhën në të dy ndeshjet në Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës, dhe ata mbeten kështu në përgatitjen e tyre për ndeshjen kundër Real Madrid”, tha fillimisht Emery në konferencë për shtyp.
“Lojtarët janë të zgjuar dhe klubi ka fituar përvojë. Unë gjithashtu kam përvojë dhe e di që njerëzit nga jashtë mund të na pengojnë … disa njerëz që mund të kenë ndonjë interes për ta bërë këtë”.
“Për shembull, nëse lexoni sot gazetën e parë sportive në Spanjë, ballina e tyre është se Neymar do të shkojë te Real Madrid. Këto gjëra nuk na tronditin”.
“Ne e dimë se këto vijnë nga jashtë dhe e dimë se kush do të na destabilizojë, por ne jemi të fortë dhe nuk ka rëndësi çka është thënë jashtë apo çfarë ndodh brenda”.
“Ne po e mbrojmë veten mirë. Është e vërtetë se disa gjëra të vogla ndodhën pas pushimeve, por është vetëm 10 për qind [e klubit]”.
“Do të kthehemi së shpejti në normalitet”, përfundoi trajneri spanjoll.
Ndryshe, Neymar ka bërë një fillim mbresëlënës në karrierën e tij të PSG, duke shënuar 20 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa PSG është nëntë pikë para ndjekësit të parë në krye të Ligue 1. /Telegrafi/