Ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery beson se Neymar duhet të kthehet në Spanjë tek ish-skuadra e tij, Barcelona.
Barcelona po punon për një marrëveshje për të ri-nënshkruar me yllin brazilian në fund të këtij sezoni, pasi në verën e fundit një gjë e tillë nuk u materializua.
Idenë e rikthimit të Neymarit në Camp Nou e ka përkrahur edhe ish-trajneri i tij te PSG, Emery.
“Ju dëgjoni shumë që ai do të kthehet te Barcelona. Unë gjithashtu isha pjesëmarrës në bindjen e tij për të ardhur në PSG”, ka thënë fillimisht Emery.
“Tani që jam në Spanjë, mendoj se Neymar duhet të kthehet”.
“Neymar erdhi në PSG me një përmbledhje të të qenit si (Lionel) Messi në Barcelona”.
“Mendoj se skuadrat më të mira janë në Spanjë dhe lojtarët më të mirë duhet të jenë në ekipet më të mira”.
“Lojtari më i mirë që kam pasur ndonjëherë? Neymar pa asnjë dyshim”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/