Site icon Telegrafi

Emery: Kemi nevojë për Ozilin

Bosi i Arsenalit, Unai Emery insiston se Mesut Ozil është në planet e tij.

Menaxheri, pasi e bëri të qartë se nuk pret që ndonjë marrëveshje të përfundojë përpara afatit kalimtar të verës, insiston se mesfushori është një ndër lojtarët kryesor të ekipit.

“Mund t’ju them se ne kemi nevojë për Ozilin. Ai së pari duhet të jetë konsistent në stërvitje, të jetë i disponueshëm në çdo ndeshje”.

“Për shembull, javën e kaluar ai nuk ishte gati të luante 100 për qind në Liverpool. Këtë javë po bëhet më i mirë me çdo seancë stërvitore dhe fizikisht tani është më i mirë”.

“Ne kemi nevojë për të sepse ai është një lojtar tjetër në ekipin tonë. Ne kemi mënyra të ndryshme për t’u përgatitur për të fituar, dhe cilësi të ndryshme me lojtarët, karakteristika të ndryshme prej tyre. Ne kemi nevojë që ai të jetë i disponueshëm dhe mund të na ndihmojë me cilësitë e tija”.

Ndryshe, Arsenali gjatë ditës së nesërme do të takohet me skuadrën e Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Exit mobile version