Telegrafi

Emery ka gjashtë ndeshje për ta shpëtuar punën e tij te Arsenali

Unai Emery është shumë afër të shkarkohet nga Arsenali shkaku i rezultateve të dobëta në ligë.

Trajneri spanjoll tashmë ka filluar të lidhet me një largim të mundshëm nga The Gunners, derisa kanë filluar të dalin emrat si zëvendësues të tij.

Humbja 2-0 që pësoi Arsenali ndaj Leciesterit në fundjavën e kaluar, bëri që pozita e Emerys të lëkundej shumë dhe mund të ndodhë shkarkimi i tij.

Por, sipas The Evening Standard, spanjolli ka gjashtë ndeshje për të shpëtuar punën e tij dhe duhet t’i fitojë që të gjashtat:

Southampton (Shtëpi), 23 nëntor

Eintracht (Sh), 28 nëntor

Norëich (Mysafir), 1 dhjetor

Brighton (Sh), 5 dhjetor

Lexo po ashtu Enrique lidhet me një kalim te Arsenali

West Ham (M), 9 dhjetor

Standard Liege (M), 12 dhjetor. /Telegrafi/