Telegrafi

Emery ka dyshime për gjasat e Arsenalit për top katërshe

Unai Emery ka pranuar se do të jetë e vështirë për ekipi e tij që ta zë një vend në top katërshe të Ligës Premier këtë sezon.

Ekipi i Arsenalit është në vendin e gjashtë para udhëtimit te Huddersfieldi që ka nevojë të madhe për pikë.

Arsenali ka humbur dy nga katër ndeshejt e fundit dhe është tri pikë prapa Chelseat që mban vendin e katërt.

“Ka ekipe më të mira se ne. Ne jemi jofavoritë për vendin e katërt, ne jemi në vendin e gjashtë. Ky është realiteti”.

“Ne duhet të besojmëse mund të përfundojmë në top katërshe edhe kur e dimë se do të jetë e vështirë për ne”.

“Ekziston dallim i madh mes Liverpoolit, Manchester Cityt dhe Tottenhamit, por ne jemi më afër Chelseat e Manchester Uniteit”.

“Ekziston mundësia t’i arrimë rivalët sepse janë shumë pikë në lojë e ne jemi shumë afër. Duhet të besojmë se mund ta bejmë këtë”, deklaroi Emery. /Telegrafi/